Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, pasi sipas tij ky ligj nuk I përgjigjet situatës ekonomike të vendit dhe krijon trajtim preferencial. Në arsyetimin që ka bërë në dekretin për kthimin e këtij ligji kreu i shtetit ka renditur disa arsye ndër të cilat sipas tij kryesoret janë se: Rrezikon qëndrueshmërinë e vetë ligjit bazë për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe krijon një precedent për një efekt të mëtejshëm zinxhir në shtimin e kërkesave të paargumentuara për aplikimin e këtij rregulli përjashtues;