Biznesmeni dhe modeli shqiptar i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani ka arritur të kontaktojë Parashqevi Simakun dhe ti sigurojë asaj një strehim të përkoshëm, pak ditë pasi u bë virale në rrjet teksa merrte ndihma në një stacion treni në SHBA si një e pastrehë. Ilrirjani ka publikuar foto dhe video nga takimi me këngëtaren shqiptare, ku sipas asaj që është raportuar në media kishte humbur kontaktet me familjarët prej rreth 20 vitesh.