Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer gjatë natës në gadishullin e Peloponezit duke bërë që të evakuohen shumë fshatra ndërsa zjarrfikësit e rraskapitur po luftojnë me zjarret për ditën e nëntë radhazi. Në pjesën veriore të Evias, ishullit të dytë më të madh të Greqisë, shpërthimet e flakëve mbeten problemi kryesor për zjarrfikësit, të cilëve u janë bashkuar tani edhe shumë vullnetarë në betejën me zjarret.