Ardit Krymi rikthehet te Vllaznia. Mesfushori 27-vjeçar i ka dhënë fund aventurës bjelloruse me Shakhtar Soligorskun pas vetëm një sezoni dhe ka vendosur të veshë sërish fanellën e skuadrës së tij të zemrës. Ndonëse marrëveshja ishte arritur prej ditësh, mesfushori shkodran u prezantua zyrtarisht vetëm mbrëmjen e të shtunës, ku në njoftimin e klubit shkodran, thuhet se ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Vllazninë.