Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deklaroi se akuzat e partive politike ndaj saj dhe ndaj institucionit që udhëheq, kanë për qëllim që të cënojnë zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”. Daka tha se kërcënimet publike ndaj saj dhe "shqetësimet që po përjeton familja e vet janë të paprecedentë dhe të rrezikshme". Ajo nuk tregoi hapur se nga cila parti I ka mbërritur këto kërcënim e nuk iu përgjigj pyetjes se kush po e kërcënon.