Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku tha të premten, se javën e ardhshme do takohet me pretendenten për postin e presidentit në Kosovë Vjosa Osmani, për të diskutuar pozicionin e saj kundrejt disa çështjeve. Ai i bëri këto komente pas takimit që pati me Osmanin dhe liderin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Abdixhiku tha se LDK-ja është e interesuar për një kandidat për president, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.