Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar që të ketë bashkëpunim midis të gjithë akterëve politikë për proceset e rëndësishme me të cilat po ballafaqohet vendi. Ai tha se strategjia e dialogut me Serbinë duhet të diskutohet mes partnerëve të koalicionit dhe liderëve të opozitës.