Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të autorizuar të Partisë Demokratike dorëzoi këtë të hënë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit. Në dokumentacionin e dorëzuar, Alibeaj i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si Kryetari i PD me autorizim. Dorëzimi i kërkesës në fjalë është bërë nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, i cili u shfaq i nervozuar përballë pyetjeve të gazetarëve, duke mos dhënë përgjigje se kush e kishte lëshuar autorizimin.