Top News – Kryespiuni rus në telefon me shefin e CIA-s / SHBA nuk ‘ka gisht’ në rebelimin e Wagnerit
13/07/2023 15:03

Kreu i inteligjencës së jashtme ruse, Sergei Naryshkin, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns, muajin e kaluar, raporton agjenica ruse e lajmeve TASS. Kjo telefonatë u bë pasi udhëheqësi i grupit mercenar rus Ëagner, Yevgeny Prigozhin, dhe luftëtarët e tij, organizuan një rebelim të shkurtër kundër Moskës. Qëllimi i telefonatës u tha se ishte që Burns të siguronte Moskën se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në asnjë formë të përfshirë në kryengritje, raporotojnë mediat amerikane. Naryshkin konfirmoi se Burns “ngriti temën ngjarjeve të 24 qershorit", duke iu referuar ditës kur mercenarët morën kontrollin e qytetit rus Rostov-mbi-Don dhe përparuan afërsisht 780 kilometra drejt Moskës, përpara se të ndalonin befas marshimin e tyre dhe të arrinin një zgjidhje me Kremlinin. Naryshkin përmendi se telefonata zgjati rreth një orë dhe tha: "Ne diskutuam veprimet që do të ndërmerren në lidhje me Ukrainën".Naryshkin i tha TASS-it se negociatat për luftën do të zhvillohen në një moment. Agjencia e lajmeve nuk specifikoi nëse kjo ishte pjesë e bisedës së tij me Burnsin. "Është e natyrshme që negociatat do të jenë të mundshme herët a vonë, sepse çdo konflikt, përfshirë konfliktin e armatosur, përfundon me negociata, por kushtet për këto ende duhet të piqen", citohet të ketë thënë Naryshkin. Nuk ka pasur asnjë koment nga CIA mbi deklaratat e Naryshkinit. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë të përsëritur parimin se "asgjë [nuk do të flitet] për Ukrainën, pa Ukrainën", që do të thotë se vendet e tjera nuk duhet të negociojnë të ardhmen e vendit në emër të saj.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31