Pesë ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri me dije se është kërkuar verifikim i thelluar për pesë kandidatë për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste: Kreshnik Hajdari, Artur Bushi, Kristian Shkreli, Beqir Mulaj dhe Qerim Ismailaj si dhe për kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë: Rezart Tusha, Elvis Hajdërlli dhe Alfred Beleri. Pjesë e verifikimit të thelluar do të jenë edhe kandidatët Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike dhe Abedin Oruçi.