Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Sipas Monitor, vitin e kaluar më tepër të huaj u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë. Sipas Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune.