Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, Alastair Campbell ka reaguar në lidhje me kryesimin e partisë socialste në zgjedhjet parlametare të 25 prillit. Me anë të një postimi në rrrjetet sociale Campbell shkruan Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017. Në postimin e tij ai nuk ka nguruar të bëj krahasime mes Ramës dhe ish-kryeministrit britanik, duke nënvizuar faktin se Rama do të jetë jo vetëm udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por edhe i pari që arrin të shtojë mbështetjen midis fitoreve. Kjo nuk është hera e parë që Campbell tregon hapur mbështetjen për Ramën, pasi më herë ai ka komentuar edhe hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri nga partia Socialiste.