Në raportin vjetor të dorëzuar në kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit, kryeprokurori Olsian Çela kërkon të shtohet në kodin penal vepra penale e “pasurimit të paligjshëm”. Prokuroria e përgjithshme konstaton se gjatë vitit 2020, 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar ndërsa vetëm 20 % e personave të marrë të pandehur u dërguan për gjykim.