“Diplomacia dhe bashkëpunimi duhet të jenë rrugëzgjidhjet mes vendeve në luftë e në konflikte, në Lindjen e Mesme dhe kudo në botë.” Kështu deklaroi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në konferencën e gjashtë botërore të kryetarëve të parlamentevë, në Gjenevë, teksa nënvizoi edhe kontributin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.