Kryenegociatori I Kosovës në dialogun me Beogradin, kërkon nga Bashkimi europian heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit të tij. Sipas Besnik Bislimit, I cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit për Integrim Europin, Zhvillim e Dialog, masat janë të padrejta dhe duhet të hiqen sa më parë. Deklarata e Bislimit u bë gjatë një takimi me me eurodeputetët nga Parlamenti Evropian, Thijs Reuten dhe Ladislav Ilcic.