Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 kanë finalizuar operacionin e koduar “Duo”, duke zbardhur vjedhjet e kryera gjatë kësaj jave në tre dyqane në Tiranë pas kallëzimeve të qytetarëve. Në pranga kanë rënë dy autorët, me banim në Durrës, përkatësisht 38 dhe 40 vjeç. Sipas kamerave të sigurisë dhe hetimeve, dy shtetasit më 15 dhjetor kanë vjedhur 8 pajisje elektronike, në një dyqan në Yzberisht, më datë 17 dhjetor, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, dhe më datë 19 dhjetor (2025) kanë vjedhur 1 pajisje elektronike, në një dyqan në Rrugën e Kavajës.