Një grup kriminal në Spanjë, pjesë e së cilit ishin dhe shqiptarë është goditur nga policia. Garda Civile e Salamankës në Spanjë, në kuadër të operacionit “Kubea”, goditi grupin që kryente grabitje me forcë në banesa. Nga të arrestuar, dy janë shqiptarë, një burrë dhe një grua e moshës 40 dhe 23 vjeç, të dy me kombësi shqiptare.