Një ditë para protestës së opozitës të thirrur pasditen e së martës më 20 shkurt, godina e kryeministrisë dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me kamera. Kamerat janë vendosur në kënde të Bulevardit në sheshin para godinës qeveritare. Protesta kombëtare është thirrur nga opozita të mbahet në orën 17:30 minuta. Eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike u kanë bërë thirrje qytetarëve tu bashkohen në aksionin e tyre opozitarë të Martën.