Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi uroi përmes një videomesazhi të gjithë qytetarët e Kosovës, në 16 vjetorin e shpalljes së shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës. Mesazhi i Xhaferit mbërriti nga Mynihu ku po merr pjesë në punimet e konferencës së sigurisë, së bashku me liderë të tjerë të Ballkanit dhe Europës. Sinkron Xhaferri: “Shfrytëzoj rastin që nga Mynihu të përuroj dhe të përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës, institucionet e Republikës, veteranët e luftës së lavdishme të UÇK, familjet e dëshmorëve, t’i përgëzoj për 16 vjetorin e Pavarësisë së krijimit të Republikës së Kosovës! Urime e gëzofshi.”