Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Teksa theksin e fjalës së tij e vuri tek lufta me korrupsionin, kryeministri shtoi se PS dhe qeveria nuk do të mbrojnë askënd që abuzon me detyrën e tij, madje as ato që janë pjesë e kabinetit qeveritar.