Gabriel Attal është emëruar kryeministër i Francës nga ana e presidentit Emmanuel Macron, i cili synon të ringjallë presidencën e tij me një qeveri të re. Në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984. Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë, teksa vlen të theksohet se gjatë gjithë kohës ajo luftoi me mungesën e shumicës në parlament.