Top News – Kryeministri Hoti/ ‘Bëni kujdes, po vjen vala e dytë’
15/06/2020 18:41

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me koronavirus. Kjo sipas kreut të qeverisë mund të ndodhë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit. “Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë”, ka shkruar Hoti në në Facebook. Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë parasysh masat e detyrureshme për mbrojtje nga COVID-19, duke I mëshuar sidomos vendosjes së maskave gjatë gjithë kohës në hapësira publike, shmangnien e prekjes së syve, hundës dhe gojës me duar të papastra, dhe dezinfektimin e shpeshtë të bjekteve dhe sipërfaqeve të prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët apo dorezat e dyerve. Po kështu, shefi I ekzekutivit kujtoi nevojën për ruajtjen e distancës fizike. Ai theksoi se nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale, dhe shtoi se pronarët e bareve janë të detyruar ta publikojnë që në hyrje numrin maksimal të personave të lejuar. Që nga 13 marsi ku u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, deri tani janë regjistruar 1,486 infektime dhe 32 vdekje.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51