Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për dështimin në luftën me zjarret e shumta që kanë rënë në këtë shtet gjatë ditëve të fundit. Qindra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në Greqi dhe me mijëra persona ikin nga shtëpitë e tyre, si dhe kanë shkatërruar dhjetëra prona. Zemërimi publik është rritur në Greqi për shkak të përgjigjes qeveritare, si dhe mungesës së pajisjeve të përshtatshme për shuarjen e zjarreve. Mitsokasis ka thënë se “secili dështim potencial do të identifikohet”, ndonëse ka insistuar se zjarrfikësit kanë qenë në betejë me “fuqi natyrore që tejkalon fuqitë e tyre”.