Kryeministri i Kanadasës, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie thanë të mërkurën se do të ndahen, një njoftim i papritur që shënon fundin e martesës së tyre 18 vjeçare. Truedau, 51 vjeç, dhe Sophie Gregoire-Trudeau, 48 vjeçe, u martuan në fund të majit të vitit 2005. Ata kanë tre fëmijë, më i madhi në moshën 15 vjeçare. Për Truedau, kjo duket të jetë një përsëritje e dhimbshme e historisë.