Pas përfundimit të punimeve në Tiranë të Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, disa prej liderëve kanë vijuar vizitën në Shqipëri, duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të vendit. Presidenti Bajram Begaj hapi serinë e takimeve me kryeministrin kroat Andrej Plenković, me të cilin diskutoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e zgjerimit si edhe nënvizoi domosdoshmërinë e vijimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.