Monika Kryemadhi mori në mbrojtje Ilir Metën dhe akuzoi SPAK-un për ngritjen e akuzave tendencioze dhe pa prova ndaj tyre. Deputetja e dalë nga listat e Partisë së Lirisë tha se e ka mbyllur përfundimisht jetën bashkëshortore me Ilir Metën, por edhe angazhimin në politikë, por se do të kontribuojë në denoncimin e kandidaturave që sipas saj, shqiptarët nuk duhet t’i votojnë. Për këtë të dytën paralajmëroi edhe nëj denoncim të bujshëm.