Një ditë pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj. Kryemadhi është shprehur se ajo që e ka indinjuar është deklarata e SPAK pas arrestimit të Metës ku kanë përfshirë 106 mijë euro për ndërhyrje të cilat kanë shkuar për operacionin e fëmijës së saj dhe mamanë Fatime Kryemadhi e cila ka blerë shtëpi në Tiranë me lekët e saj.