Monika Kryemadhi njoftoi përmes rrjeteve sociale se është vënë në dijeni për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Ajo e cilëson shkresën e marrë si ferman të gjykatës politike të Edi Ramës me dhjetëra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme. Sipas Kryemadhit, akuzat janë bazuar te dëshmitë e kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare.