EUReporter denoncoi tri ditë më parë Monika Kryemadhin se rezulton pronare e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale dhe zotëruese e tre llogarive në banka ndërkombëtare, të cilat nuk i ka deklaruar në Shqipëri. Sipas investigimit të EuReporter, në të paktën një transaksion Monika Kryemadhi ka tërhequr divident, pra fitime si aksionere në kompaninë Holdem Holdings, e regjistruar në parajsa fiskale në Qipro, ku pronarë rezultojnë edhe oligarkët rusë.