Kryekomisari Gazmir Preçi, i arrestuar mbrëmjen e të enjtes në Durrës për gjobvënie ndaj pronarit të një lokali kishte pak kohë që ishte graduar. Ky nuk është rasti i parë që ai përballet me akuza të rënda, pasi në vitin 2021, kur si oficer policie shërbente në Policinë e Fierit, u arrestua për "shpërdorim detyre" dhe kultivim bimësh narkotike në një zonë të Mallaksatrës.