Gjatë vizitës në Tiranës, Presidenti gjerman Frank Valter Shtajnmajer vendosi kurora me lule në monumentin ‘Nënë Shqipëri’. Në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Kombit, Shtajnmajer u shoqërua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. ‘Ishte kënaqësi e veçantë të shoqëroja Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë' - shkroi Veliaj në rrjetet sociale.