Kryetari i bashkisë së New York, Eric Adams gjatë një konferencë për shtyp i ka uruar festën e 110 vjetorit të Pavarësisë komunitetit shqiptar në Amerikë. Ndërsa iu drejtua podiumit, Adams bëri shqiponjën me duar në shenjë urimi teksa i shprehu mirënjohjen komunitetit.