Ndasitë politike kaluan në plan të dytë në Shkodër, ku në mbledhjen e kryesuar nga kryeministristri Edi Rama të pranishëm ishin kryebashkiakë të majtë dhe të djathtë. Pushteti vendor pati për kryefjalë analizat financiare në mbledhjen e përbashkët me ekzekutivin. Pas përfundimit të takimit kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja dhe ai i Fushë Arrëzit, Hil Curri u shfaqën optimistë.