Kroçera turistike "Amadea" është ankoruar ditën e martë në portin e Durrësit. Me 346 turistë gjermanë në bord, kroçera ka ndaluar për një vizitë një ditore gjatë së cilës turistët kanë vizituar qendrat historiko-kulturore më të afërta me portin në vend.