Mëngjesin e kësaj të shtune Porti i Durrësit priti kroçerën turistike “MV Deutschland”, e cila mbërriti me 463 pasagjerë, shumica prej tyre shtetas gjermanë. Anija po udhëton nëpër Mesdhe dhe ndalesa në Durrës është pjesë e një turi kulturor që përfshin disa vende historike në rajon.