Një turiste kroate ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një incidenti të ndodhur në Malin e Jezercës në alpet shqiptare. Aksidenti ka ndodhur të dielën. Grupet e shpëtimit janë njoftuar se turistët, pjesë e një grupi më të madh të huajsh që janë nisur për aventurë në malin e katërt më të lartë në Shqipëri, kanë rrëshkitur dhe lënduar në zonën e njohur si pranë liqeneve.