Me 84 vota pro, 30 abstenime dhe 11 kundër, Parlamenti I Kroacisë, ka ndryshuar këtë të premte Ligjin e Mbrojtjes, duke konfirmuar rikthimin e shërbimin bazë ushtarak të detyrueshëm. Zagrebi hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2008, një vit para se të bashkohej me NATO-n, pasi mbështetej në forcat e armatosura profesionale. Megjithatë, udhëheqja kroate theksoi se situata aktuale gjeopolitike kërkon rivendosjen e stërvitjes bazë ushtarake për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit.