Top News/ Kroacia në zgjedhje parlamentare / ’Përballje titanësh’ mes presidentit dhe kryeministrit
17/04/2024 12:05

Kroacia ka nisur këtë të mërkurë zgjedhjet parlamentare që kanë vënë përpara një prove të madhe popullaritetin e kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe partisë së tij konservatore në pushtet HDZ, të akuzuar nga kundërshtarët për korrupsion dhe nepotizëm. Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, shpreson të shfrytëzojë mbështetjen e hershme që gëzon në vend për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përdorimin e euros dhe rritjen e turizmit. Por kroatët janë lodhur nga qeverisja e Bashkimit Demokratik Kroat, e cila ka dominuar politikën e vendit që nga pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Analistët thonë se skandalet e shumta të korrupsionit, përfshirë emërimin nga kryeministri Plenkoviç të një prokurori të njohur për lidhjet me njerëz të përfshirë në marrëveshje korruptive, mund ta dëmtojnë shumicën. Rivali kryesor i Plenkoviç është Presidenti Zoran Milanovic, i cili tha se do të jepte dorëheqjen për t'u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate (SDP) e merr pushtetin me ndihmën e partive të tjera më të vogla. Nëse pushtetin e merr një koalicion i udhëhequr nga socialdemokratët, kjo mund të ndryshojë qëndrimin e vendit për çështjet kryesore si mbështetja për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë. Presidenti Milanovic e kundërshton ndihmën për Ukrainën. Rreth 3.7 milionë votues do të zgjedhin mes më shumë se 2,000 kandidatëve. Rezultatet zyrtare priten gjatë ditëve në vijim.

Top News- Kapet drogë me vlerë 10 mln euro, trafikantëve u dështon plani në Serbi
29/01 22:40
Top Channel/ Vuçiç ‘tërbohet’ nga aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb, kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
29/01 19:50
Top News- Serbia shton numrin e ushtarëve/ Rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm
29/01 19:12
Top News – Si e trajton Serbia pakicën shqiptare. MEPJ përshëndet ligjin për ‘Luginën’
29/01 14:20
Top News- Skandal s*ksual në Mal të Zi/ Dy zyrtarë të lartë shtetërorë japin dorëheqjen
28/01 14:43
Top News- Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë/ 171 milionë euro nga BE, Prishtina peng i politikës
28/01 11:07
Top News – Paraburgimi për Veliajn e Imamoglun. Kryebashkiakët e B40: Kërcënon demokracinë vendore
28/01 10:45
Top News- ‘Serbia diskriminon me ligj shqiptarët’/ Osmani reagon për projektligjin për Preshevën
27/01 12:50
Top News – BE, 150 mln euro për Serbinë. Mbështetja financiare për rinovimin e 540 km rrugë
27/01 11:46
Top News- ‘Serbia të përgjigjet për Banjskën’/Shefi i NATO, thirrje Beogradit që të dorëzojë autorët
27/01 10:25
Top News- Protesta e kamionistëve / ‘Çoroditet’ zinxhiri i furnizimit me mallra në Ballkan
26/01 10:46
Top News – Eurodeputetët takojnë opozitën serbe / Vuçiç i hidhëruar: Takimi më qesharak në botë
25/01 14:48
Top News – Protesta në RMV dhe në Mal të Zi. Kamionistët kufizojnë qarkullimin kufitar me Shqipërinë
25/01 12:54
Top Channel/ Makina të bllokuara mes gurëve dhe baltës, pamjet ‘apokaliptike’ nga Athina e përmbytur
23/01 21:56
Top News- Eksplozivi ndaj diskotekës në Athinë/ Arrestohen dy vëllezër shqiptarë, u porositën nga…
23/01 15:46
Top News- Gjetja e të zhdukurve / Peter Sorensen optimist për komisionin Kosovë-Serbi
23/01 15:46
Top News – Kërkimi për të zhdukurit e luftës. Serbia pajtohet, ngrihet komision për gjetjen e tyre
23/01 10:52
Top News- Akuzohej për vrasjen e një civili serb/Serbia liron pas gati 4 muajsh shtetasin nga Kosova
22/01 14:43
Top News- Shpresë për dialogun / Sorensen njofton raund të ri bisedimesh Kosovë-Serbi
22/01 11:55
Top News- Ligjvënësit amerikanë votojnë projektligjin: Hetim për trajtimin e shqiptarëve në Preshevë
22/01 11:24
DIGITALB DIGITALB