Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të mërkurë në një seancë të posaçme në nder të Presidentit kroat Zoran Milanoviç. Ky i fundit në fjalën e tij para ligjvënësve shqiptarë, vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga Shqipëria në luftën në mbrojtje të pavarësisë së Kroacisë, teksa theksoi rritjen e bashkëpunimit dypalësh.