Kroacia po hyn në një vit historik pasi i bashkohet zonës Shengen pa kufij të BE-së. Tashmë ajo do të heqë dorë nga monedha e saj, kuna, duke adoptuar euron. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, tha të dielën se vendi – një ish-republikë jugosllave që luftoi një luftë për pavarësi në vitet 1990 – kishte “arritur qëllimet e tij strategjike, shtetërore dhe politike” nga dy ndryshimet historike.