Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as këtë të dielë ndërsa deputetët u mblodhën për herën e 46-të, akuzuan njëri-tjetrin dhe shkuan në shtëpi. Pavarësisht se deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja, ata përsëri nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta. Në seancën e radhës morën pjesë 82 deputetë.