Kosova vijon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentativës së dytë për krijimin e qeverisë së re, shkruan në një artikull DË. Kur na ndajnë vetëm disa ditë nga afati kushtetues për formimin e qeverisë së re, për kryeministrin në detyrë Albin Kurti shprehet se ekzistojnë vetëm dy opsione ‘ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill’.