Njësoj si Shqipëria, edhe Kosova është vlerësuar si pjesërisht e lirë në raportin e Freedom House për vitin 2026, duke shënuar një rritje të lehtë në 61 pikë nga 100. Megjithatë, zhvillimet politike duket se kanë paralizuar progresin në këtë drejtim, gjë e cila evidentohet edhe në raport. Sipas raportit, gjykatat në Kosovë kanë dhënë vendime që tregojnë një nivel pavarësie, edhe pse janë përballur me presion të konsiderueshëm politik. Kjo konsiderohet si një shenjë pozitive për sistemin e drejtësisë, pavarësisht sfidave.