Kosova është duke kaluar nga një krizë politike në tjetrën dhe kjo ka ndikuar dhe mbi ekonomine e cila sivjet pritet të goditet më së rëndi në dhjetë vjetët e fundit, thonë ekspertë të ekonomisë. Ekspertët konsiderojnë se humbjet në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha gjatë dhe pas pandemisë së COVID-19, përsa kohë institucionet dhe liderët politikë të vendit shohin si prioritet çështjet politike dhe lënë mënjanë ato ekonomike .Kjo situatë, sipas tyre, i ka penguar institucionet të gjejnë alternative për të ndihmuar ekonominë në këtë periudhe krize.