India ka blerë naftë nga Irani për herë të parë pas shumë vitesh, në një zhvillim që tregon ndryshimet e reja në tregjet globale të energjisë të tensionuara nga lufta në Lindjen e Mesme. Ministria e Naftës dhe Gazit Natyror në Indi ka konfirmuar se vendi ka rifilluar importet e naftës iraniane pas shtatë vitesh ndërprerje, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të, raportoi Reuters. Sipas të dhënave zyrtare, India ka blerë gjithashtu rreth 44 mijë ton gaz natyror nga Irani, e cila po shkarkohet në portin e Mangalores, duke forcuar furnizimin e brendshëm të energjisë. India, e cila varet në masë të madhe nga importet e karburantit, është goditur nga pasiguria në rajon dhe tensionet që kanë ndikuar në ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërsa zhvillimi vjen edhe pas lejeve të përkohshme amerikane për shitjen e naftës iraniane në tregun global.