Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor, të mërkurën e 17 dhjetorit (2025), takim ky që zhvillohet për 4-tin vit radhazi në Bruksel. Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi do të ulen si pararojë e negociatave për anëtarësim krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029.