Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish diplomati amerikan James Hooper është shprehur se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Nëse nuk ndodh kjo, sipas diplomatit, do të ishte rrezik që SHBA-të të përfshiheshin në përpjekjet e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Diplomati tha se është e rrezikshme për Kosovën, që amerikanët e shohin atë si problem.