Euro ra në një nivel të ri të ulët prej dy dekadash, ndërsa dollari në rritje dhe perspektiva e një dimri të vështirë për Bashkimin Europian i bën parashikimet edhe më të zymta. Sipas analistëve ndërkombëtarë rënia është vetëm fillimi i një zbritjeje më të thellë për monedhën e përbashkët e cila po tregtohej të hënën në nivelet e vitit 2002, vetëm pak vite pasi monedha pasi ishte krijuar. Nga 0.99 dollarë ajo ka të ngjarë që të bjerë deri në 0.95 dollarë.