Shqiptarët nuk do të përballen me rritjen e çmimit të energjisë, apo ndërprerjen e saj, pavarësisht krizës që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë, por të gjithë Evropën. Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Energjisë, kreu i Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike, SHEE Ardian Çela deklaroi se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike, duke përmendur shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat. Ai foli për mundësinën e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës.