Rritja e cmimeve në vendin tonë duket së bëri për herë të parë që shqiptarët të ulin konsumin e kafes, mund te mos duket e vërtete por më në fund shqiptarët të detyruar nga kiza “tradhëtuan “ një nga dashuritë më të mëdha të tyre,kafenet dhe baret. Në një intervistë për revistën Monitor, kreu I Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj thotë se shtrenjtimi i çmimeve në bare dhe restorante ka ndikuar që pikërisht në vendet e preferuar të shqiptarëve të konsumohet më pak kafe, ushqim dhe birra.